-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë/ Tromp flet për dëshmitë e nivelit të lartë dhe skenarët e vendimit

Kryesoret

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, vlerëson se dëshmitë e dëshmitarëve të nivelit të lartë të thirrur nga mbrojtja në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë pasur një qëllim të qartë: të dëshmojnë mungesën e qëllimit kriminal të të akuzuarve, raporton KosovaPress. Sipas Tromp, zgjedhja e emrave me peshë diplomatike e ushtarake nuk ishte rastësi, por pjesë e një strategjie të mirëllogaritur të mbrojtjes për të goditur elementin kyç të aktakuzës – “mens rea”, pra qëllimin kriminal.

Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit. Pas tij ka dëshmuar ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Ëilliams. Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar edhe ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Ëesley Clark, John Steëart Duncan.

Më pas, James Peter Covey, i cili ishte zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Në mbrojtje të Thaçit dëshmoi edhe ish-diplomati amerikan. Christopher Hill e Michael Durkee në cilësinë e ish-këshilltarit politik të Wesley Clark.

Një nga dëshmitë më kryesore ka qenë edhe ajo e gjeneralit Wesley Clark. Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp për KosovaPress flet për rëndësinë e këtyre dëshmive në këtë proces gjyqësor. Ndër tjera, Tromp flet për pritjet nga vendimi që pritet të shqiptohet, ani pse pohon se është vështirë të dihet.

Derisa flet për rëndësinë e fundit të këtij gjyqi të madh, Tromp përmend edhe Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ajo thotë se TPNJ nuk konstatoi asnjëherë se “shqiptarët kishin themeluar ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim që të dëmtojnë serbër’.

Ajo flet për pasojat e mëdha që do të kishte shteti dhe historia e pastër e luftës çlirimare nëse Gjykata Speciale do të mbështeste akuzën e prokurorisë se katërshja e UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Gjatë vitit të kaluar në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup, me mijëra shqiptarë protestuan me thirrje “Drejtësi për Çlirimtarët”.

Një tjetër protestë do të organizohet më 17 shkurt në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Me moton “Drejtësi, jo politikë” do të protestohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në përvjetorin e 18-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Kjo protestë kësaj radhe organizohet nga organizata “Liria ka emër”, e cila pret që të ketë pjesëmarrje masive. Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila i ngarkon ish-krerët e UÇK-së me përgjegjësi për krime të pretenduara të luftës, pati sjell rreth 125 dëshmitarë, ndërkaq është mbështetur në mbi 100 dëshmi me shkrim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit