Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lapardha, të Bashkisë Selenicë, ku një 85-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Bëhet me dije se shkak i vdekjes së moshuarit, dyshohet se është asfiksia nga tymi, pasi banesa e 85-vjeçari është përfshirë nga një zjarr aksidental.
Ndërsa bëhet me dije se policia është vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.









