-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu: Ftova Serbinë në marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë

Kryesoret

“Paqja dhe siguria nuk janë më të mirëqena.” Kjo ishte thirrja e fortë e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili paralajmëroi se kërcënimet e sotme nuk vijnë më vetëm nga tanke apo armë konvencionale, por nga një armik shumë më i sofistikuar dhe i padukshëm helmi informativ.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë t’i marrin leje askujt për të nënshkruar marrëveshjen në fushën e mbrojtjes. Vengu tha se e ka ftuar Serbinë t’i bashkohet.

“Patjetër kam vënë re herë pas here një sens paniku nga deklarata zyrtare në Beograd. Mund t’ iu them që është një marrëveshje trepalëshe që nuk është ndërtuar kundër askujt.

Madje kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur edhe ftesë, pse jo, që Serbia, nëse gjykon se rajoni, stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e vendeve të rajonit është e rëndësishme, atëherë t’i bashkëngjitet kësaj iniciative.

Ja u merr mendja që nuk kam marrë një përgjigje për sa i përket kësaj ftese. Mund t’iu them që Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë filluar në bazë të kësaj marrëveshjeje, qoftë në rrafshin ushtarak, stërvitor, akademik arsimor por edhe të prodhimit ushtarak, të bashkëpunojnë”, tha Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit