Një aksident fatal trafiku ka ndodhur në Qarkun Timiş të Rumanisë, ku si pasojë kanë humbur jetën gjashtë persona.
Sipas të dhënave të para, tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohen në spital, ndërsa një prej tyre ndodhet në gjendje serioze shëndetësore.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, personat që humbën jetën ishin mbështetës të klubit grek të futbollit PAOK.
Ata po udhëtonin drejt Francës, ku skuadra e tyre pritet të zhvillojë një ndeshje kundër Lyonit pas dy ditësh.
Autoritetet lokale kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet publikimi i informacioneve të tjera zyrtare në orët në vijim.









