Dy persona të moshave 20 dhe 24 vjeç janë arrestuar në Belgjikë dhe dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e taksistit shqiptar, Marko Beka.
Ata u ndaluan në Merksem dhe Geel dhe pritet të dalin para gjykatës më 31 janar, ku do të vendoset për vazhdimin e paraburgimit të tyre.
Prokuroria thekson se ende nuk është e qartë se kush ka qëlluar plumbin fatal dhe çfarë ka qenë motivi i sulmit.
Vrasja e 45-vjeçarit, i cili ishte një shofer taksie, ndodhi të premten në mbrëmje në Larum, një fshat në rajonin e Kempenit. Policia e gjeti viktimën të shtrirë në rrugë dhe, pavarësisht tentativës për reanimim, ai nuk mbijetoi.
Beka, i cili drejtonte një kompani taksie, la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë. Ky ngjarje ka tronditur komunitetin shqiptar në Belgjikë dhe ka ngjallur reagime të shumta për dhunën e përdorur në vrasjen e tij.









