Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar një amendament në Kodin Penal, që parashikon ashpërsimin e dënimeve për ata që shesin duhan ose cigare elektronike personave nën 18 vjeç.
Sipas amendamentit, shitja e duhanit pas marrjes së masave administrative do të konsiderohet kundërvajtje penale, me gjobë deri në 500.000 lekë ose burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.
“Kur një person shitet duhan ose cigare elektronike për të mitur, edhe pas marrjes së masave administrative, kjo duhet të konsiderohet kundërvajtje penale, me gjobë deri në 500.000 lekë ose burgim nga 6 muaj deri në 1 vit. Por kur nga kjo del dëmtim i rëndë i shëndetit të fëmijës, dënimi duhet të shkojë nga 4 deri në 8 vjet burgim, dhe kur pasoja është vdekja e të miturit, ndëshkimi duhet të jetë nga 8 deri në 16 vjet burgim. Ne duhet të mbrojmë shëndetin dhe jetën e fëmijëve, pa kompromis.”









