Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 52-vjeçart që u arrestua për llogari të Maqedonisë së Veriut, pasi akuzohet për tri vrasje. Besim Sherifi prej 10 vitesh dyshohet se fshihej në Tiranë. Ai përdorte identitetin e një shtetasi kosovar, dokumente të cilat iu sekuestruan pas arrestimit dhe që dyshohen se mund të jenë të falsifikuara.
Por sipas burimeve, shenjat e gishtave zbuluan se personi në fjalë ishte Besim Sherifi. Vrasja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në vitin 2007 në fshatin Kopanica, në Shkup ku janë vrarë 3 persona. Për të gjykata kishte caktuar arrest në burg në mungesë, që sipas legjislacionit penal në Maqenoninë e Veriut parashikon dënim me burgim të përjetshëm.









