-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF ndryshon datën dhe orarin e ndeshjes Skënderbeu–Kastrioti

Kryesoret

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ndryshimin e datës dhe orarit për ndeshjen Skënderbeu–Kastrioti, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë.

Sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, takimi që ishte planifikuar të zhvillohej më 31 janar 2026, në orën 16:30, do të luhet një ditë më herët, të premten më 30 janar 2026, në orën 13:30.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Vendimi është marrë për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme që parashikohen për ditën e shtunë në qytetin juglindor.

FSHF u bën thirrje tifozëve dhe palëve të interesuara të marrin parasysh ndryshimin e orarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit