-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Shtyrja e vendimit për Ballukun tregon presionin e Ramës mbi GJK

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritikuar ashpër shtyrjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai e ka cilësuar këtë shtyrje si rezultat të trysnisë që po ushtron Kryeministri Edi Rama mbi këtë institucion, duke i dhënë kohë për të fituar më shumë mundësi për të penguar hetimet ndaj Ballukut. Këlliçi ka theksuar se ky veprim reflekton hallin e Ramës, i cili po përpiqet të shmangë pasojat e përfshirjes së tij në skandale dhe afera korruptive.

Postimi i Këlliçi:

Sa herë dëgjoni zvarritje për Ballukun, kujtoni hallin që ka Rama!

Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për Ballukun, është një nga seritë e zvarritjes së kësaj çështje nga Edi Rama, për të fituar kohë.

Çështja që ka në dorë Kushtetuesja, e vënë në lëvizje nga Kryeministri, pas kërkesës së SPAK për pezullimin nga detyra të Ballukut, nuk është aq e komplikuar sa për të marrë kaq shumë kohë.

S’ka dyshim se zvarrritja vjen prej trysnisë që po ushtron Edi Rama ndaj këtij institucioni. Kjo shtyrje tregon presionin që ai po ushtron, peshën e madhe që ka vënë mbi ata. Dhe kjo konfirmon hallin që ka Kryeministri, jo shqetësimin e tij konstitucional.

Edi Ramës ja prish gjumin laku që po ngushtohet e BKH që i afrohet atij vetë, që troket në Kryeministri, dhe jo balanca kushtetuese e pushteteve.

Sikur ai vetë të mos ishte i implikuar në aferat Balluku, kjo padi e Ramës në Kushtetuese s’do ishte bërë kurrë.

Ndaj, pas çdo ngërçi, vështirësie, apo zvarritje të kesaj Gjykate, dallohet vetëm një gjë, portreti i Edi Ramës dhe halli i tij.

Shtyrje e fitim kohe me siguri do të kemi sërish dhe nesër në Këshillin e Mandateve e Rregullores në Kuvend, ku do të shqyrtohet kërkesa e dytë e SPAK për masë më të fortë ndaj zv. Kryeministres, të pandehurës që është kapur duke kërcënuar dëshmitarët.

Zvarritja aty ka 2 muaj që ndodh. E paprecedentë.

Zvarritje me gjasë do ketë dhe nesër. Dhe pas kësaj, çdo qytetar i këtij vendi mund të dallojë qartë fytyrën e Edi Ramës dhe hallin e tij të madh.

Patjetër se po të mos jetë i implikuar vetë në aferën e tunelit, të Unazës, e të shumë tenderave të tjerë, imuniteti i Ballukut do ishte dhënë.

Po të mos ishte vetë i përfshirë, Rama do të ishte dashnori i drejtësisë. Meqënëse hetimi shkon tek ai, këtu pastaj nxjerr tiparin e vërtetë si sunduesi që pengon drejtësinë.

Sa herë për rastin Balluku do dëgjoni fjalën zvarritje, kujtoni hallin e Ramës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit