-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klubi i Torinos: Ismajli i nënshtruar kontrolleve mjekësore! Silvinjo nuk gjen paqe në mbrojtje

Kryesoret

Klubi i Futbollit Torino njofton se mbrojtësi Ardian Ismajli i është nënshtruar kontrolleve mjekësore. Testet zbuluan një tendosje të pjesshme të muskulit fleksor të kofshës së djathtë. Mediet në Itali bëjnë me dije se mbrojtësi i kombëtares shqiptare do jetë jashtë për një muaj.

Në minutën e 20-të të pjesës së parë kundër Comos (24 janar), ish-qendërmbrojtësi i Empolit u rrëzua në tokë, duke tërhequr vëmendjen e stolit dhe duke prekur kofshën. Pas një kontrolli fillestar nga mjekët, ai u largua nga fusha dhe u zëvendësua nga Maripan.

Ismajli disa javë më parë kishte lënë pas një lëndim, teksa ishte rikthyer si titullar në ekipin e Torinos. Tanimë Sylvinho duhet të kryqëzojë gishtat që mbrojtësi të rikuperohet plotësisht, pasi ai është ndër pikat kyçe të prapavijës së Kombëtares kuqezi, me tanët që janë me mendjen nga faza play-off e Kupës së Botës 2026.

Më 26 mars 2026 kuqezinjtë kanë një betejë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse kalojnë më tej do përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi (po në udhëtim) për të synuar një biletë për në eventin madhor që do zhvillohet verën e këtij viti në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit