Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.
Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.
Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.
Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.
Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar./ BW









