Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e djeshme, 27 janar. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në lagjen Kodër Shijak. Sipas informacioneve të para ai u qëllua nga dy kushërinj, të rinjtë I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç.
“Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F”, njoftoi policia.









