Gjykata gjermane e Leipzigut ka shpalllur të pafajshëm 52 vjeçarin shqiptar i cili një vit më parë vrau bashkëkombësin e tij me thikë.
Sherri mes dy shqiptarëve nisi rreth mesnatës së 13 korrikut pranë një lokali, aty ku ndodhi edhe goditja me thikë ndaj 29-vjeçarit shqiptar. Viktima ndërroi jetë në spital gjatë po asaj nate.
Megjithëse prokuroria kishte kërkuar dënimin me 7-vite burg për 52-vjeçarin, gjykata rajonale e Leipzigut ka vendosur se akti mund të ketë qenë në vetëmbrojtje.
Sipas mediave gjermane, si rezultat i këtij konstatimi, gjykata vendosi që 52-vjeçari shqiptar të lirohet dhe të dëmshpërblehet për kohën e kaluar ne paraburgim.









