-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes!

Kryesoret

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, ndërsa ka inkurajuar ligjvënësit shqiptarë për dekriminalizim të plotë.

Prezenca e OSBE e ka cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve, ndërsa shton po ashtu se ky ka qenë një rekomandim i hershëm nga OSBE.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcional”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, miratoi një ditë më parë, 27 janar, projektligjin për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit