Për të arritur kualifikimin direkt në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, Barcelona ka marrë një shpërblim të rëndësishëm financiar prej 33 milionë eurosh.
Kjo shumë përfshin 11 milionë euro për kualifikimin, 2 milionë euro për renditjen mes 16 skuadrave më të mira dhe 8.8 milionë euro për pozicionin e pestë në grup.
Përveç kësaj, klubi katalanas ka siguruar 10.5 milionë euro nga fitoret në grup dhe 700 mijë euro nga barazimi me Brugge.
Këto shifra i shtohen një bonus të siguruar nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, dhe përveç kësaj, Barcelona mund të fitojë më shumë nga avancimet në raundet e ardhshme.









