Hipokrizia dhe mashtrimi i Edi Ramës ka kaluar çdo lloj kufiri. Ai shkatërroi çdo pushtet, çdo institucion dhe çdo organizatë që përbën strukturën e shtetit. Ai ka bllokuar dhe ka nxjerrë jashtë funksioni pushtetin kryesor të një shteti demokratiko-ligjor, Kuvendin. Me urdhrin e tij deputetët personalë të tij nuk mblidhen dhe nuk ia heqin imunitetin zëvendëses së Ramës, Ballukut, e cila akuzohet zyrtarisht nga SPAK-u për keqtrajtimin dhe korrupsionin e 1.2 miliardë eurove.
Të njëjtën gjë realizoi edhe me Gjykatën Kushtetuese, e cila herën e parë e riktheu në detyrë Ballukun nga pezullimi që ia bëri SPAK-u dhe tani, në koordinim me Kuvendin, shtyn dhe zvarrit vendimin për shkarkimin e saj sipas kërkesës ligjore të SPAK-ut. Pra shteti është rrënuar.
Nuk funksionon, sepse në kundërshtim me Kushtetutën komandohet vetëm nga një njeri: Edi Rama. Edi Rama me këtë veprimtari antikushtetuese nuk është më kryeministër në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por kryeministër i organizatave kriminale qeveritare.
Sakrifikon emrin “kryeministër” për vartësit masivë të tij të dënuar apo të hetuar. Por filozofia popullore shkruan: “Më thuaj me cilin rri, të të them kush je”. Shqipëria është në udhëkryq. Korrupsioni me krimin e organizuar qeveritar, shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, pabarazia para ligjit, varfëria ekstreme e shtresave të varfra dhe 2/3-ave të pensionistëve, pasiguria ushqimore, pasiguria nga zjarret dhe përmbytjet, pasiguria e ilaçeve mjekësore, pasiguria e mbrojtjes kombëtare.
Një sistem qeveritar që nuk i siguron asgjë Shqipërisë, përveç mbrojtjes së qeveritarëve dhe politikanëve, të cilët garojnë kush të pasurohet më shumë duke vjedhur çdo lloj pasurie.
Pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore nuk ekzistojnë fare për popullin. Rama fali të gjitha bazat ushtarako-detare me 1 euro metri katror dhe e vulosi me faljen e ishullit strategjik të Sazanit.
Shqipëria është pushtuar vetëm nga një njeri: Edi Rama, të cilit nuk mund t’i themi kryeministër i Shqipërisë, sepse nuk i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ai nuk dëgjon askënd. Vetëm komandon në kundërshtim me Kushtetutën. Rreth vetes zgjedh dhe mban më të akuzuarit për vjedhje, antishqiptarizëm.
Prandaj Rama do vlerësohet kryeministri që shkatërroi dhe shpërbëri Shqipërinë. Shkruaj shqip se më dhimbset vendi im, pa asnjë anësi partiake apo personi. Dhimbje për atdheun. Tradhtarët e realizuan misionin e tyre.









