-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kos kritikon ndryshimet në ligjet e drejtësisë të Serbisë: Kufizim i pavarësisë së gjyqësorit

Kryesoret

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar ashpër ndaj ndryshimeve të fundit në ligjet e reformës në drejtësi të miratuara nga Parlamenti serb. Ajo e cilësoi këtë vendim si një “hap serioz prapa” dhe si kufizim të pavarësisë së gjyqësorit. Kos i bëri thirrje Parlamentit serb që të rishikojë sa më shpejt këto ndryshime për t’i sjellë ato në përputhje me standardet evropiane.

Në një deklaratë të saj, Kos theksoi se amendamentet në sistemin gjyqësor ishin miratuar në një mënyrë të nxituar dhe jotransparente, pa asnjë konsultim me Bashkimin Evropian. “Me këtë sjellje Serbia po shkon në drejtimin e kundërt,” shtoi ajo. Kos e krahasoi këtë hap të Serbisë me progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët janë duke përparuar më shpejt drejt integrimit evropian.

Në reagim, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbrojti ndryshimet ligjore, duke theksuar se ato ishin në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Ai pranoi se kishte munguar një debat i gjerë publik dhe konsultimi me ekspertët evropianë, por shtoi se ndryshimet ligjore nuk do të dëmtojnë qytetarët serbë. Vuçiç gjithashtu nënvizoi se ndryshimet në Kushtetutë për një mandat të dytë presidencial nuk do të bëhen.

Reagimi i Brukselit vjen në një moment të ndjeshëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke punuar për të arritur standardet e BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit