-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitaj luajti titullar për Al Itihad pas dështimit të negociatave me Benzemanë

Kryesoret

Mario Mitaj është rikthyer të luajë si titullar për Al Itihad, duke qenë pjesë e formacionit në barazimin 2-2 ndaj Al Fateh, në një moment kyç për skuadrën arabe. Mbrojtësi shqiptar ka përfituar nga një zhvillim i papritur, pas problemit të krijuar mes klubit dhe yllit të tij, Karim Benzema, i cili refuzoi një ofertë financiare nga drejtuesit e Al Itihad.

Benzema është në muajt e fundit të kontratës dhe gjatë negociatave për rinovimin e marrëveshjes, klubi i ka ofruar një propozim shumë më të ulët se aktualisht, duke e fyer futbollistin dhe përfaqësuesit e tij. Ky propozim është refuzuar dhe, si pasojë, Benzema ka vendosur të mos marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme, duke krijuar një mundësi për një të huaj tjetër në formacion.

Mitaj ka përfituar nga ky hapësirë dhe është përfshirë në rreshtim për ndeshjen e sotme. Pas periudhës së alternuar mes tribunës dhe fushës, ky është një shans i shkëlqyer për mbrojtësin shqiptar të tregojë aftësitë e tij dhe të forcojë pozitat e tij në skuadër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit