-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas rrahjes gazetari denoncon: Më lyen shtëpinë me benzinë!

Kryesoret

Pak ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit, Elton Tozaj këtë të enjte ka denoncuar në polici se në derën e banesës ka gjetur një bidon me benzinë dhe një sasi të lëndës djegëse të përhapur në tokë.

Tozaj ka thënë se lënda djegëse i është vendosur në formë kërcënimi nga persona si të dyshuar të lidhur me boten e krimit, që ai pretendon se i ka denoncuar publikisht me emra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në një pallat në rrugën “Haxhi Deliu” në Tiranë, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, gazetari Tozaj u dhunua në autostradën Tiranë-Durrës ndërsa nga dhuna i rrezikohej dhe shikimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit