-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tenderat e komisariateve/ Ndahet Ndreca, jepet pretenca për 15 zyrtarët

Kryesoret

Abuzimi me tenderin “Studim-projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, SPAK ka dhënë pretencën për zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar dënimin me 9 muaj burg për Denisa Skënderajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3, duke zbritur në 6 muaj burg. Në pretencë, SPAK kërkon pezullimin e dënimit dhe vendosjen e të pandehurës në shërbim prove për 1 vit.

E njëjta pretencë është dhënë edhe për të pandehurat:

  1. Lira Kolari
  2. Lindita Mukaj
  3. Silva Dauti (Kushi)
  4. Grida Isufi
  5. Jonarda Çurku
  6. Julia Hysa (Done)
  7. Elora Kokalari
  8. Aida Shehi

Për gratë, SPAK ka kërkuar që dënimi të mos ekzekutohet me burg edhe në rast shpalljeje fajtore, ndërsa për burrat nuk është kërkuar aplikimi i nenit 59 të Kodit Penal.

Për Blendi Kovin, SPAK ka kërkuar 9 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 muaj. E njëjta pretencë është dhënë edhe për:

  1. Deni Klosi
  2. Ferdinand Tarazhi
  3. Emiljano Mehmeti
  4. Klejdi Meço
  5. Erand Robaçi

Për të gjithë 15 të pandehurit, prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Ndërkohë, çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme dhe ish-deputetit të PS, Plarent Ndreca, është ndarë, pasi ai ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme. Në kuadër të kësaj dosjeje, është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në Vlorë, Komisariatin nr. 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin vlerën rreth 555 mijë euro. Sipas SPAK, procedurat janë kryer në shkelje të ligjit për të favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit