Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, kanë zhvilluar një bisedë telefonike që ata e kanë cilësuar si shumë produktive, duke u fokusuar kryesisht në çështjet e sigurisë dhe marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
Ky dialog vjen pas periudhës së tensioneve dhe diskutimeve rreth politikat proteksioniste të SHBA-së.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se biseda ishte “shumë produktive” dhe u përqendrua në çështjet e kufijve dhe tregtisë.
Ai shtoi se të dy liderët do të komunikojnë sërish dhe do të organizojnë takime ballë për ballë në të dyja vendet.
“Pata një bisedë shumë produktive me presidenten Sheinbaum, me fokus te kufijtë dhe tregtia. Ne do të komunikojmë përsëri dhe do të organizojmë takime në të dyja vendet”, shkroi Trump në rrjetin social.









