Aktorja dhe komediania e njohur kanadeze, Catherine O’Hara, ka ndërruar jetë papritur në moshën 71-vjeçare.
Ylli i njohur i serive “Schitt’s Creek” dhe filmit “Home Alone” ndërroi jetë, duke lënë një boshllëk të madh në industrinë e argëtimit.
O’Hara, e lindur në Toronto më 1954, kishte një karrierë të pasur në aktorësi, ku spikati me rolet e saj komike dhe të paharrueshme. Ajo la pas bashkëshortin dhe fëmijët e saj.









