-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Schieder duhej të mbështeste heqjen e imunitetit të Ballukut

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar së fundmi qëndrimin e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

Berisha ka shprehur shqetësimin e tij se Schieder dhe Brukseli nuk kanë kërkuar mbrojtjen e standardeve europiane në këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e dorëzimit të imunitetit për t’u lejuar organet e drejtësisë të kryejnë hetime të plota.

“Schieder është një parlamentar europian, dhe në këtë kontekst është një zotëri i nderuar dhe i respektuar. Shqiptarët prisnin prej tij dhe presin jo vetëm prej tij, por nga Brukseli, kërkesën për të mbrojtur standardin europian, i cili edhe 12 vite më parë në këtë vend detyronte ministrat dhe zv. kryeministrat që kërkohej nga prokuroria imuniteti, të dorëzonin imunitetin para se të votonte Parlamenti.”

Ai shtoi gjithashtu: “Heqja dorë nga imuniteti kur kërkon drejtësia ndjekjen penale, është standard kushtetues, si në Austri edhe në Shqipëri, por është para së gjithash një standard moral shumë i rëndësishëm.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit