Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një automjet është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve shqiptarë. Viktimat janë identifikuar si Blendi Syla, 20 vjeç dhe Robert Daçi.
Një i afërm i Blendi Sylës ka ndarë lajmin e trishtë në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e nipit të tij.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe mbështetje në këto momente të vështira për familjen. “I paharruar qoftë kujtimi i tij. Zoti e pastë në paqe shpirtin e tij,” shkroi ai.
Për shkak të përplasjes, tre persona të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Aktualisht, po pritet kthimi i trupit të Blendi Sylës në Shqipëri, ndërsa ceremonia e varrimit nuk ka ende një datë të përcaktuar.









