-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guterres paralajmëron për krizë financiare në OKB: Rrezik kolapsi nëse shtetet nuk paguajnë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se organizata është në rrezik kolapsi financiar për shkak të mospagesës së kontributeve nga shtetet anëtare. Ai theksoi se mund të shterohen fondet që në muajin korrik, duke theksuar se deri në fund të vitit 2025, 77% e detyrimeve financiare të shteteve anëtare janë ende të papaguara.

Në një letër drejtuar ambasadorëve, Guterres kërkoi që të gjitha 193 shtetet anëtare të përmbushin detyrimet e tyre financiare për të shmangur krizën, dhe shtoi se nëse kjo nuk ndodh, mund të jetë e nevojshme të rishikohen rregullat financiare të OKB-së.

Paralajmërimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara, kontribuuesi më i madh i OKB-së, refuzuan të financojnë disa buxhete të rëndësishme, përfshirë ato për misionet paqeruajtëse, duke i kritikuar për shpërdorim të parave të taksapaguesve. Guterres e ka cilësuar situatën si një krizë të paprecedentë dhe ka theksuar se OKB-ja nuk mund të funksionojë me fonde të pamjaftueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit