Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ka ndërhyrë pas një ankese të qytetarit për depozitimin e paligjshëm të mbetjeve inerte në hapësira publike.
Gjatë verifikimeve në terren, janë identifikuar autorët dhe janë marrë masa ligjore për shkeljen e rregullave të mbrojtjes mjedisore. Ky aksion pason një sërë veprimesh të ngjashme të ndërmarra nga autoritetet për të siguruar kontrollin dhe mbrojtjen e territorit të Tiranës.
“Në lidhje me këtë aksion, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, u shpreh se Policia Bashkiake vijon të kryejë me përkushtim detyrën për kontrollin e territorit. ‘Policia Bashkiake Tiranë vazhdon të jetë në lartësinë e detyrës që i është besuar për kontrollin e territorit. Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për çdo ndërtues apo kompani që të respektojë ligjin dhe të mos e shkelë atë. Bashkia e Tiranës monitoron në mënyrë të vazhdueshme territorin dhe ka nën vëzhgim çdo kantier ndërtimi,’ deklaroi Sulaj.”
/5pyetjet.al









