-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcasin plumbat te ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë, tre të plagosur

Kryesoret

Sot pasdite, në lagjen Vranjevc të Prishtinës, janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime, por jo nga arma e zjarrit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 15:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, me ç’rast njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai ka bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, tre persona janë lënduar, por lëndimet e tyre nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tyre nuk është bërë e ditur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit./Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit