-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Rama mbron Ballukun, sfidon SHBA-në dhe po mbështet krimin e organizuar

Kryesoret

Në protestën e fundit të organizuar para Kryeministrisë, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, denoncoi ashpër sjelljen e kryeministrit Edi Rama dhe mbrojtjen që ai ka ofruar për ministren Belinda Balluku.

Lapaj theksoi se Rama po përdor skandalet për të mbajtur në pushtet individë të lidhur me korrupsionin, ndërkohë që thirrjet për drejtësi po sfidohen nga aleancat e tij.

“Sot, jemi në ditën 55 të qëndresës, ndërkohë që qeveria po shfaq më shumë skandale dhe Edi Rama po e mban peng vendin. Po dëshmohet se rreshtimi i tij në krah të drejtësisë ishte vetëm një fasadë. Dy ditë më parë, Rama ishte në Divjakë, duke mbajtur në krah Belindën dhe duke sfiduar drejtpërdrejt SHBA-në, që i kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjithë së bashku duhet të reagojmë ndaj këtij regjimi, që po mbron ata që vjedhin shqiptarët dhe po sfidojnë çdo institucion të drejtësisë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit