Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra, ditën e sotme.
Burimet bëjnë me dije se shkarkimi i saj ka ardhur për shkak të performancës së dobët në drejtimin e institucionit.
Në vend të Bellos, në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj, para disa kohësh ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit.
Ndërkohë, Ina Bello është transferuar në Tiranë, si inspektore e tatimeve.









