-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Rruga Përrenjas-Librazhd e hapur, apel për kujdes gjatë qarkullimit

Kryesoret

Policia ka dhënë një njoftim për mediat në lidhje me situatën në aksin Përrenjas-Librazhd, i cili ishte bllokuar për rreth 8 orë për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Në njoftimin e bërë, autoritetet bëjnë të ditur se rruga është hapur dhe qarkullimi është normalizuar në të dyja kahet.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në rast nevoje, apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit që sjellin për pasojë ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, telefononi në 112 dhe kontaktoni shërbimet e Policisë që janë në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit