Ukë Rugova, një nga figurat e njohura të LDK-së, ka folur për presidenten Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si rugoviste.
Në një prononcim për Reporteri.net, Rugova u shpreh se votimi i tij për një mandat të dytë të Osmanit do të varet nga zhvillimet e ardhshme.
“Do të shohim, të shohim tash si të vjen, të shohim kur të vijë koha,” tha Rugova, duke lënë të kuptohet se ai nuk është ende i sigurt në lidhje me vendimin e tij për të votuar për presidenten.
Ai shtoi se Osmani ka bërë punë të mirë gjatë mandatit të saj dhe është një rugoviste, diçka që, sipas tij, nuk mund të mohohet. “Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë, presidentja Osmani është një Rugoviste siç e dijmë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu,” tha Rugova.
Në fund, ai theksoi se do të vlerësohet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim dhe se kjo mund të ndikojë në vendimin e tij për një mandat të dytë të presidentes Osmani.









