Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar llogari nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, për gjendjen e burgjeve dhe paraburgimeve në vend.
Gjatë interpelancës, Blushi ka kritikuar ashpër shndërrimin e këtyre institucioneve në “makineri dhune dhe terrori”, duke theksuar se nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit viktima, por edhe vetë gardianët, të cilët janë shndërruar në “skllevër”.
“Ministër, ju kam thirrur në interpelancë për të dhënë llogari për një krim shtetëror të kryer me vetëdije, nga kthimi i institucioneve të rehabilitimit në një makineri çnjerëzore dhune, frike dhe terrori institucional. Në këto institucione të denjë për republikat e bananeve, viktimë nuk janë vetëm të paraburgosurit dhe burgosurit, por edhe vetë gardianët që i keni shndërruar në skllevër.”
/5pyetjet.al









