-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Lamallari: Pretendimet për burg politik janë të pabazuara

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, reagoi në Kuvend ndaj pretendimeve të kreut të Partisë së Lirisë për ndalimin e tij për arsye politike, duke theksuar se raporti i Avokatit të Popullit hedh poshtë këto akuza.

Sipas Lamallarit, Avokati i Popullit ka konfirmuar se nuk ka persekutim politik dhe se nuk ka cënim të lirisë së shprehjes.

“Avokati i Popullit ka theksuar se përdorimi i lirisë së shprehjes duhet të jetë në përputhje me nenin 10 të Konventës Kombëtare dhe se nuk mund të promovohen gjuhë urrejtjeje dhe denigruese,” tha Lamallari, duke shtuar se përdorimi i lirisë së shprehjes ka kufizime për të siguruar sigurinë publike.

Në përgjigje të kritikave të Tedi Blushit, Lamallari gjithashtu theksoi se interpelancat duhet të përdoren për çështje që prekin qytetarët dhe jo për fushata politike të përqendruara tek individë të veçantë si Ilir Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit