Deputetja Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj situatës në Kuvendin e Shqipërisë, duke theksuar se ky institucion duhet të punojë në shërbim të qytetarëve dhe të pasqyrojë kërkesat e tyre.
Sipas Zhupës, është e papranueshme që Kuvendi të shndërrohet në një mjet mbrojtjeje për ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë bërë shkelje të ligjit.
“Se mësuesit nuk quheshin më shkollë të lartë. Mua më vjen mirë që do ta fitojnë betejën mësuesit. Përdoret gjithmonë dhe vetëm për të përdorur korsinë, një korsi që harrohet dhe ngelet në syrtarët e Kuvendit. Në fakt ajo që duhet të bëjë ky Kuvend është të ndjekë kërkesat e qytetarëve. Duhet të heqin imunitetin nga Balluku dhe t’i japin drejtësinë e duhur, dhe Kushtetuesja të bëjë punën e saj. Ky Kuvend nuk duhet të shërbejë për mbrojtje, për vjedhje, apo për interesa të tjera. Ndaj qytetarët do të përgjigjen.”









