Mallorca mposhti Sevillën 4-1 në ndeshjen e 22-të të La Liga-s, me Vedat Muriqin që luajti rol kyç, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist. Muriqi realizoi golin e parë në minutën e 26-të nga pika e 11-metërshit, ndërsa Sevilla barazoi me Maupay në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Samu Costa shënoi golin e dytë, ndërsa Darder shënoi golin e tretë pas një asistimi nga Muriqi. Në fund, Torre vulosi fitoren 4-1 për Mallorca-n.
Pas kësaj fitoreje, Mallorca dhe Sevilla ndajnë nga 24 pikë, por Mallorca qëndron e 14-ta për shkak të golaverazhit.









