Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ditën e sotme ka vijuar sërish qëndresën e tij para kryeministrisë.
Fjala e Lapajt
Jemi përballë zyrës së njeriut që drejton qeverinë më të korruptuar të Europës, plotë 57 ditë qëndresë për t’i thënë sa herë që kalon se është një njeri që drejton një bandë hajdutësh. Kemi realizuar katër protesta të mëdha që janë rritur nga radha në radhë, ajo e 31 janarit ishte më masive. Jemi sot duke folur për çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 48 orëve në vendin tonë: E para siç e patë u rrëzua rruga në Librazhd, arrestime pa fund për çështjen e mbetjeve të rrezikshme. Dhe mbi të gjitha është vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta zvarritur çështjen Balluku. Nisim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta shtyrë çështjen e Ballukut. Nuk është i arsyetuar ky vendim për ta zvarritur si çështje.









