Sot, më 3 shkurt 2026, Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, zhvillon një takim të rëndësishëm në Uashington me Presidentin amerikan Donald Trump. Ky do të jetë takimi i parë personal pas muajsh tensionesh dhe përplasjeve diplomatike, ku Petro ka kritikuar ashpër politikën e jashtme të SHBA-së dhe sulmet e fundit amerikane në Karaibe dhe Paqësor.
Agjenda e takimit përfshin çështje të ndjeshme, si situata në Venezuelë, lufta kundër drogës, siguria rajonale dhe nafta. Petro ka akuzuar SHBA-në për ndërhyrje të forta në politikën e Kolumbisë, ndërsa Trump ka shprehur shqetësim për dështimin e qeverisë kolumbiane në ndalimin e rrjedhës së kokainës drejt SHBA-së.
Një nga temat kyçe do të jetë siguria në kufirin Kolumbi-Venezuelë, ku grupi gueril ELN kontrollon trafikun e drogës dhe minierat ilegale. Pas rrëzimit të presidentit Venezuelian Maduro, Petro ka dislokuar 30 mijë ushtarë në kufi për të frenuar lëvizjen e guerilëve.
Një tjetër pikë e nxehtë e takimit do të jetë lufta kundër trafikut të kokainës, me Kolumbinë që mbetet prodhuesi kryesor i kokainës në botë, dhe SHBA-në që ka vendosur sanksione ndaj zyrtarëve kolumbianë për mos përmbushjen e detyrimeve në luftën kundër drogës.
Takimi mund të shënojë një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve, megjithatë analistët paralajmërojnë se mund të ketë përplasje edhe pas përmirësimit të ndjeshëm të tonet mes dy liderëve.
/5pyetjet.al









