Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë duke e liruar nga burgu për ta lënë në arrest shtëpie. Xhelal Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore. Atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët ndan banesën, thuhet në vendimin e GJKKO.
Xhelal Rraja u arrestua në korrik të viti 2024, i shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje. Xhelal Rraja është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.









