-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama reagon për Shoqatën e Prokurorëve: Nuk kam thënë që nuk janë regjistruar

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një koment të shpërndarë nga një zëdhënës vullnetar i Shoqatës së Prokurorëve, i cili e akuzoi atë për shpërndarje të informacionit të pasaktë mbi regjistrimin e shoqatës.

Përmes një postimi në X (ish-Twitter), Rama ka sqaruar se nuk ka mohuar regjistrimin e shoqatës në gjykatë, por ka theksuar se ajo është ende në proces të regjistrimit dhe se është brenda afatit të parashikuar.

REAGIMI
Një zëdhënës/e vullnetar/e i/e shoqatës së prokurorëve paska thënë se shoqata e re qenkej e regjistruar në gjykatë dhe unë paskesha gënjyer, po në fakt unë nuk shkruajta që s’janë regjistruar në gjykatë
Unë shkruajta, “janë ende të paregjistruar, por janë brenda afatit” – pra s’pata qëllim ta thumboj, po thjesht të ilustroj moshën fare të njomë të shoqatës, ndërkohë që dihet botërisht se regjistrimi i një shoqate nuk mbyllet me gjykatën, po duhet bërë edhe tek tatimet, gjë që ende s’ka ndodhur
Por halli me zëdhënësit vullnetarë është se e kanë zellin më të madh se sa zëdhënësit institucionalë, ndërkohë që informacionin e kanë si rregull gjysmak, çka i bën lajmës të nxituar të gjysëm të vërtetave – të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit