-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Shteti që nuk u desh-kur pushteti u bë plaçkë dhe atdheu u la në heshtje!

Kryesoret

Sepse shtetin e ndërtojnë vetëm ata që e duan!!!

Ky shtet nuk u shkatërrua nga armiqtë.

U la në dorë të atyre që nuk e deshën kurrë.

U përdor si mjet, u trajtua si pronë dhe u konsumua si plaçkë pushteti.

Shteti nuk bie kur mungojnë paratë.

Ai bie kur mungon ndërgjegjja.

Kur ligji shndërrohet në dekor.

Kur drejtësia bëhet selektive.

Kur pushteti humb çdo lidhje me moralin.

Nuk ndërtohet shteti me fjalime, as me propagandë boshe.

Nuk mbahet shteti me servilizëm, me hajdut, me meshkuj pa shtyllë kurrizore, me të shitur, me mashtruesa apo  edhe me frikë.

Shteti ndërtohet me BURRA SHTETI ME KARAKTER TË FORTË, SAKRIFICË DHE PËRGJEGJËSI KOMBËTARE.

PËR FAT TË KEQ: Sot kemi institucione pa shpirt, ligje pa zbatim dhe pushtet pa ndjeshmëri njerëzore.

Kemi qeverisje, por jo shtet.

Kemi autoritet, por jo dinjitet.

Kemi një MEGA’SHTËPI PA PERSONALITET .     LIND PYETJA: “A MUND TË KETË FAT NJË FAMILJE NËSE I ZOTI I SAJ, APO KRYEFAMILJARËT E VJEDHIN ATË”???.

Kaq mjafton të marrësh përgjigjen e gjithçkaje:     Sepse shtetin nuk e bëjnë ata që e shohin si mundësi për t’u pasuruar.

Nuk e bëjnë ata që e përdorin për karrierë personale.

Nuk e bëjnë ata që e shesin për mandate deputetësh.

SHTETIN E NDËRTOJNË VETËM ATA QË E DUAN-PATRIOTËT E KËTJ VËNDI.

Dhe sot, më shumë se kurrë,

erdhi koha që shteti të merret në dorë pikërisht nga ata, atdhetarët, patriotët e vërtetë dhe familjet fisnike shqiptare,

Ata që brez pas brezi e kanë mbajtur këtë vend gjallë pa pushtet,

Ata që nuk e kanë tradhtuar atdheun për interes,

Ata që e kanë parë shtetin si amanet, jo si pronë.

Nëse ky vend do të ketë të ardhme,

ajo nuk do të vijë nga ata që e vranë dhe denigruan elitën e këtij vëndi për 45 vjet dhe e kanë lënë në hije për 36 vjet, apo nga ata që e përdorën shtetin,

Por nga ata që janë gati ta mbrojnë dhe ta rindërtojnë atë.

Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet.

Ka nevojë për dashuri ndaj shtetit dhe KOMBIT.

Ku janë pushtetarët shqiptar????

45 vjet skllavëri dhe vrasje, burgosje të kundërshtarëve politikë etj.

POR!!!   36 VJET NË ERRËSIRË – SHQIPTARË QË PO KALBEN NË BURGJE TË HUAJA, NDËRSA FAMILJET E TYRE PO VDESIN PËRDITË!!!

KU ËSHTË PUSHTETI????.

Ka shqiptarë që sot nuk numërojnë më ditë, por dekada.

36 vjet burg, jo thjesht si dënim penal, por si dënim njerëzor, moral dhe familjar.

Ata nuk janë thjesht “të dënuar”.

Janë baballarë që nuk panë fëmijët të rriten.

Janë nëna që u plakën pa përqafuar bijtë.

Janë gra që mbetën vejushë me burrin gjallë.

Janë fëmijë që u rritën me një fotografi dhe një heshtje të rëndë.

Shumë prej këtyre bijëve të këtij vëndi u dënuan, dënohen dhe po vuajnë padrejtësisht nëpër qelitë e burgjeve të huaja:

pa përkthyes të denjë,

pa mbrojtje ligjore reale,

pa ambasada dhe konsullata që të ngrinin fortë zërin për akuza të stisura,

pa shtet që t’i mbronte denjësisht bijtë e saj.

Dënimi nuk i goditi vetëm ata.

Dënimi shkatërroi familje të tëra.

Varfëri. Stigmatizim. Sëmundje. Vetmi.

Një jetë e tërë e varrosur në pritje.

Dhe sot shtrohet pyetja që djeg ndërgjegjen:

A është kjo që kërkuan shqiptarët pas skllavërisë 45-vjeçare, a është kjo drejtësi, apo hakmarrje e heshtur?

A ka shtet që mban përgjegjësi për bijtë e vet, kudo që ndodhen, apo vetëm pushtet për ta plaçkitur????

Një shoqëri që hesht përballë kësaj dhimbjeje,

KOMBËTARE bashkëfajësohet.

THEMELUESIT E SHTETIT DHE NE – NJË KONTRAST QË FLET VETË!!!

Kur lexon fjalët dhe veprat e Ismail Qemalit, kupton se shteti shqiptar u ngrit mbi sakrificë, përgjegjësi dhe ndjenjë shërbimi, jo mbi interes, karrierë dhe pushtet personal.

Nga burra që i trembeshin më shumë ndërgjegjes sesa pushtetit,

kaluam te meshkuj që i tremben më shumë humbjes së pushtetit sesa humbjes së ndërgjegjes.

Historia na e ka mësuar qartë:

Shtetet e qëndrueshme ndërtohen nga burra me taban moral, kulturor dhe patriotik.

Nga familje fisnike shqiptare.

Pa këtë trashëgimi, pushteti kthehet në mjet për veten, jo në shërbim për KOMBIN.

SI BËHET KJO????

NDRYSHIMI I MENJËHERSHËM I KODIT ZGJEDHOR!

PËRFAQËSUESIT E SOVRANIT TË ZGJIDHEN DREJTËPËRDREJTË NGA POPULLI DHE JO USHTAR PARTIE TË CILËT U SHËRBEJNË KRYETARËVE TË TYRE. KAQ E THJESHTË ËSHTË, QË TË SHPËTOJ SHQIPËRIA.

PËR MBYLLJE, BESË, AMANET DHE GJYKIM MORAL!!!

Flitet, por nuk jam i sigurt se sa e vërtetë është:

Siç kam dëgjuar nga disa klerik bektashinj, me fjalë të thjeshta por shumë të rënda sa një betim:

Se, një klerik bektashi gjatë kohës së diktaturës, ka thënë një shprehje para se të ikte nga kjo jetë!!!

“Kush ia ka me hile këtij kombi, qoftë i mallkuar për shtatë breza.”

Sepse tradhtia ndaj atdheut nuk është thjesht gabim politik.

Është mëkat moral.

Është thyerje e besës së dhënë nga ky komb.

Është fyerje e gjakut dhe e amanetit të të parëve dhe të të rënëve.

Jo për hakmarrje, por për drejtësi.

Jo për urrejtje, por për të vërtetën.

SEPSE SHTETI NDËRTOHET NGA LIGJI, POR KOMBIN E MBAN DASHURIA DHE BESA.🇦🇱🇺🇸🙏

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit