-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vatikan/ Rama: Që prej 1467 asnjë kryetar i shtetit shqiptar nuk ka shkelur në bazilika

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, sot nga vizita në Vatikan, përmes një postimi në facebook ka postuar e pamjet dhe momentet e takimit me Atin e Shenjtë, ku në foto duket i shoqëruar edhe me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Postimi i Ramës

VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467
Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte të vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Këshillit të Mirë, e cila thirret edhe Regina di Albania – Mbretëresha e Shqipërisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit