-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Beratit protestojnë para Bashkisë: Kërkojmë asfaltin e rrugës

Kryesoret

Banorët e katër fshatrave të njësisë administrative Velabisht, në Bashkinë e Beratit, janë mbledhur sot për të protestuar para Bashkisë për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh këto fshatra.

Mungesa e infrastrukturës ka rënduar jetesën e rreth 1000 familjeve të prekura nga amortizimi i rrugës, e cila ka mbetur pa asnjë investim për vite me radhë. Protestuesit kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme, duke theksuar se do ta përshkallëzojnë protestën nëse nuk realizohet asfaltimi.

“Kjo është një neglizhencë totale gjatë këtyre viteve. Kanë ardhur me premtime dhe kur vjen puna, 5 minuta nuk bëjnë takim me kryetarin. Nxjerrin sekretar dhe disa punonjës aty, që i bëjnë edhe presion te dera njerëzve. Kaq vite, zona është lënë në harresë. As punë, asgjë nuk po kërkojmë, vetëm asfaltimin e rrugës. Katër fshatra janë kryesore, 1 mijë familje bëhen. Do ta përshkallëzojmë protestën derisa të marrin një vendim”, tha një banor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit