Një tragjedi ka ndodhur në Porcari, pranë Luccës, në Itali, ku katër anëtarët e familjes Kola u gjetën të pajetë nga helmimi me monoksid karboni.
Çifti Arti 48 vjeç dhe Jonida 42 vjeç, bashkë me fëmijët e tyre Hadjarin 23 vjeç dhe Xhesikën 15 vjeç, dyshohet se janë helmuar nga gazit që rrjedh nga pajisja e ngrohjes.
Familja, që ishte zhvendosur vetëm pesë muaj më parë në shtëpinë e blerë një vit e gjysmë më parë, telefonoi emergjencën pasi një prej anëtarëve ndjeu simptoma.
Ekipet e shpëtimit mbërritën pas orës 22:00, por të katër anëtarët e familjes ishin tashmë të pajetë. Hetimet paraprake sugjerojnë se rrjedhja e gazit ishte aksidentale.
FOTO/ Kjo është familja shqiptare që u gjet e pajetë në banesën e tyre
/5pyetjet.al









