Një koalicion i mundshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po përmendet së fundmi. Thashethemet nuk janë kontradiktore. LDK-ja, e cila në vitin 2021 kishte shënuar rezultatin më të keq të saj pas një bashkëqeverisje të shkurtër me LVV-në, ka shënuar një tjetër rezultat të dobët në fund të vitit të kaluar – shumë afër atij rekordit të zi – dhe kjo është arsyeja kryesore, sipas profesorit Blerim Latifi, që ajo të bëhet tash pjesë e pushtetit të Albin Kurtit. Lumir Abdixhiku, i cili mbeti kryetar i LDK-së, ka marrë “autorizim të plotë” për ta udhëhequr partinë “në të gjitha proceset shtetërore dhe politike në fazën e ardhshme institucionale” dhe për të ndërruar “pozicionet politike të partisë”./ Ekspres









