-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja shqiptare u shua, fqinji: Kur i gjetëm ishin ende gjallë

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit brenda në banesë.

Viktimat janë Arti Kola 48 vjeç, (kryefamiljar) bashkëshortja e tij Jonida Kola 42 vjeçe dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola 23 vjeç dhe Xhesika Kola 15 vjeçe.

Ernest Çela, fqinji i familjes Kola, ka rrëfyer për mediat italiane momentet dramatike nga ngjarja e rëndë.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 erdhi patrulla e policisë bashkë me xhaxhain e djalit që ka ndërruar jetë. Menjëherë hymë në banesë dhe u ngjitëm në katin e dytë, ku pashë 4 trupat të shtrirë pa ndjenja në tokë.

Në atë moment shkova menjëherë të kontrolloja nëse kishin akoma puls dhe deri në atë moment kishin ende rrahje zemre.

Më pas, një moment, xhaxhai i djalit, ai që tani është i shtruar në spitalin e Cisanellos në gjendje të rëndë, humbi ndjenjat. Më pas edhe mua filluan të merreshin mendtë.

Më pas bashkë me babanë tim dhe dy karabinierët kuptuam se në ajër kishte diçka, një gaz ose diçka e ngjashme.”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit