Shkëlqim Hajdari pritet të emërohet në detyrën e Prefektit të ri të Tiranës.
Sipas burimeve jozyrare, bëhet me dije se shumë shpejt do të ketë një lëvizje të tillë në drejtimin e këtij institucioni.
Hajdari ka pasur një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.









