-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tarran: Partitë janë dakord për ndryshimet zgjedhore, komisioni të rifillojë punën

Kryesoret

Misioni i ODIHR ka bërë thirrje për një ndryshim të menjëhershëm të ligjit zgjedhor në Shqipëri, duke theksuar se akti ligjor aktual ka ende disa probleme.

Përfaqësuesi i ODIHR, Michel Tarran, inkurajoi komisionin për reformën zgjedhore të nisë punën sa më shpejt dhe konfirmoi se të gjitha partitë politike janë dakord për ndryshime, por ODIHR nuk merr pjesë në debatet politike.

“Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR. Më duket se kësaj here mesazhin e ODIHR e kanë lexuar dhe partitë politike. Sa i përket debatit politik, ne nuk përfshihemi. Por të gjitha partitë politike janë dakord që ligji zgjedhor duhet të ndryshohet,” tha Tarran.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit