Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vatikan ku ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali Zaho.

“Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”, njofton Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.









