Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar 33 urdhërarreste ndaj individëve të përfshirë në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”.
Operacioni ka zbuluar shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor nga ana e kompanisë “Kurum”, “Sokolaj”, si dhe institucioneve shtetërore si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.
Operacioni i koduar “Eko-Toxic”, i udhëhequr nga Prokuroria e Durrësit, ka përfshirë bashkëpunim me Policinë e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit.
Si rezultat, janë ekzekutuar 20 masa sigurie për veprat penale të kontrabandës, menaxhimit të mbetjeve dhe falsifikimit të dokumenteve, ndërkohë që 13 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









