-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenerali rus Vladimir Alexeyev qëllohet në Moskë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Moskën mëngjesin e sotëm, ku gjenerali rus Vladimir Alexeyev është qëlluar me armë zjarri brenda një banese në veriperëndim të kryeqytetit. Sipas Komitetit Hetues Rus, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj Alexeyev, i cili është dërguar menjëherë në spital për kujdes mjekësor.

Aktualisht, gjendja shëndetësore e tij është nën monitorim.

Alexeyev, i cili mban postin e zëvendësshefit të Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, është një nga figurat kyçe të aparatit ushtarak të vendit.

Hetuesit janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë nisur kërkimet intensive për identifikimin dhe arrestimin e autorit të sulmit.

Pavarësisht tensioneve të larta të sigurisë në Rusi, autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e këtij sulmi. Hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet të japin informacion të ri për këtë ngjarje dramatike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit